Politike

5 orët e vizitës së Merkelit në Tiranë

Vizita e Kancelares Angela Merkel në Tiranë të martën parashikohet që të zgjasë rreth pesë orë dhe në agjendë është parashikuar edhe në takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama.

Në orën 10:20 nis ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave dhe fill pas kësaj ceremonie një takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama. Takimi pritet që të zgjasë rreth 30 minuta, për t’i hapur rrugën takimeve dypalëshe të delegacioneve përkatëse.

Pas këtij takimi, Rama e Merkel do të nisen pranë Aeroportit të Rinasit, ku ndodhet Tirana Business Park. Këtu do t’u bashkohen edhe krerët e qeverive të tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Serbisë.

Në agjendën e kancelares janë parashikuar takime kokë më kokë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe takime të përbashkëta, që në total mund të zgjasin deri rreth orës 14:35 minuta. Në këtë kohë është përcaktuar një konferencë për shtyp mes Ramës dhe Merkelit, që mbyll vizitën e fundit të kancelares gjermane në vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë