Politike

Basha, urdhër deputetëve: Flisni për përjashtimin e Berishës

Nga urdhri i parë për të mos folur pa leje tek një tjetër u dytë për të folur për çështjen Berisha.

Në një mbledhje zhvilluar ne selinë blu me kryesinë e grupit parlamentar, dy nënkryetarët Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Basha ka kërkuar që asnjë prej tyre të mos i shmanget medias lidhur me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Para takimit pati qëndrime nga deputete të PD-së pro dhe kundër vendimit të Bashës.

Pro tij, doli deputeti Agron Gjekmarkaj i cili u shpreh se vendimi i Bashës për Berishën ishte i vetmi shteg për PD-në.

“Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar”, tha Gjekmarkaj.

Ndërsa kundër ishte deputeti tjetër Tritan Shehu, i cili u shpreh se vendimi duhet të kalonte përmes rrugës zyrtare.

“Unë mendoj që ky është problem i madh që ka ndodhur dhe e ka vendosur në pozitë të vështirë PD. Partia Demokratike s’është pronë e kryetarit, është parti e madhe. Pra një parti e tillë nuk mund të vihet përballë faktit të kryer për një çështje të rëndësishme. Kjo më ka shqetësuar. E them përsëri me sinqeritet dhe vendosmëri që duhet të dalim nga spiralja e mosrespektimit të statutit.

Unë e them përsëri, që vendimi nuk është finalizuar. Për mendimin tim personal, Berisha është pjesë e PD. Unë si një nga anëtarët më të vjetër në PD, si ish kryetar i saj e them këtë gjë, me qartësi, që dëmet vijnë kur nuk respektohen rregullat e brendshme…”, tha Shehu


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë