Prokuroria e Përgjithshme i ka hapur rrugën Presidentit të Republikës, Ilir Meta për miratimin e kabinetit të ri qeveritar.
Një ditë pas kërkesës zyrtare të kreut të shtetit drejtuar organit të akuzës për të mësuar nëse ndonjë nga 16 emrat kandidatë për ministra ishin të proceduar, ka ardhur edhe përgjigja e Prokurorisë
“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë ndaj kreut të shtetit.
Pas miratimit të propozimit të PS-së për Edi Ramën kryeministër, Presidenti Ilir Meta kërkoi të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre.
Meta kërkoi një përgjigje sa më të shpejtë nga Prokuroria në mënyrë që Presidenti të shprehej për emërimet brenda 7 ditëve.
Kryeministri Edi Rama ka propozuar 16 emra për ministra.
Kabineti qeveritar pritet të formalizohet në Kuvend, pas zgjedhjes të premten të Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.
Pas reagimit të Prokurorisë, Presidenti Ilir Meta pret përgjigje për të njëjtën kërkesë nga SPAK, SHISH dhe institucionet e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje