Bota

Merkel në Beograd Vuçiç: Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Serbinë

Kancelarja Angela Merkel ka mbërritur sot në Beograd, ku do të qendrojë në një vizitë një-ditore përpara se të niset në Tiranë.

Ajo u prit në aeroportin e Beogradirt nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, i cili i uroi mirëseardhjen në gjuhën gjermane. “Jeni e mirëpritur,” i tha Vuçiç Merkelit, duke i dhënë asaj një tufë me lule.

Më herët, në prag të mbërritjes së Merkel në Beograd presidenti njoftoi se i kishte premtuar kancelares se do të mësonte gjermanisht.

Merkel dhe presidentit serb patën një takim me dyer të mbyllura në Pallatin e Serbisë, ku dy udhëheqësit biseduan për bashkëpunimin rajon, integrimin, Kosovën dhe investimet gjermane në Serbi.

Vuçiç në mënyrë të përsëritur ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Merkel për gjithçka që ajo ka bërë për Serbinë, ndërkohë që ishte kancelare e Gjermanisë. Sipas Vuçic, Merkel ka bërë shumë për vendin e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për investimet gjermane në vend.

Nga ana tjetër, Merkel deklaroi pas takimit dy palësh se është shumë e rëndësishme që Serbia të të bëjë përparim në reformat në mënyrë që të ecë përpara në rrugën e integrimit në BE.

“Presidenti më ka bërë një premtim”, tha Merkel. “Jam e kënaqur që erdha sot në Serbi. Ne kemi arritur të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë dhe kemi arritur një gamë të tërë rezultatesh.”

“Si gjithmonë, mësova shumë nga kancelarja Merkel”, tha nga ana tjetyër presidenti serb

Më duhet të them se sot kam përgatitur një fjalim në gjermanishten time të keqe, në mënyrë që të tregoj respekt për Kancelaren”, përfundoi ai.



Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë