Havier Tebas, presidenti i Ligës në Spanjë, vazhdon të sulmojë në distancë PSG-në, klubin francez që sipas tij ka thyer të gjitha rregullat e “Fair-Play”-it financiar. Ai shprehet i sigurt se Reali është në gjendje të blejë dy sulmuesit e rinj më të mirë të momentit, Mbape dhe Haland.
“Real Madrid ka shitur lojtarë për 200 milionë euro, nuk ka humbur dhe ndryshe nga të tjerët, ka fonde të mjaftueshme për të blerë si Kilan Mbape, ashtu edhe Erling Haland. Nuk mund të kuptoj se si të tjerët kanë humbje 400 milionë euro dhe refuzojnë oferta si ajo e Realit për Mbape”, – është shprehur së fundi Tebas, duke iu referuar PAG-së.

Para se të mbyllej zyrtarisht merkatoja e verës, Reali bëri gjithçka për të marrë Mbape nga PSG-ja, por kjo e fundit nuk pranoi ofertën e 200 milionëve eurove, edhe pse shpenzimet e klubit francez janë rritur ndjeshëm me blerjen e Lionel Mesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje