Rikthimi i CR7 në “Old Tarfford” i ka ekzaltuar të gjithë, përfshirë edhe Sir Aleks Ferguson, babanë futbollistik të sulmuesit portugez. Të dy janë shumë të lidhur, kjo dihet. Ish-trajneri i Mançesterit ka shfrytëzuar gjithë karizmën e tij për të përshpejtuar rikthimin e Ronaldos, aq me tepër kur në mes ishte edhe Mançester Siti.
“Shumë persona kënë bërë pjesën e tyre. Edhe unë kontribuova, duke ditur që Kristiano donte vërtet të vinte këtu. Klubi ndoqi situatën, unë fola me pronarët Glazers dhe marrëveshja u mbyll shpejt. E rëndësishme është që gjithçka shkoi në drejtimin e duhur. Është shumë emocionuese ta shoh sërish te Mançesteri, ndjeva kënaqësi. U ndjeva vërtet i çliruar, kur e pashë në Angli me fanellën e Junajtid. Nuk mund ta imagjinoja Ronaldon të luante për Mançester Sitin”, – ka thënë Ferguson.

Skocezi në fakt, para se të tërhiqej, kishte tentuar ta rikthente portugezin në Angli, siç ka konfirmuar Patris Evra pak kohë më parë. Francezi ka thënë për faqen zyrtare të Mançester Junajtid se pak javë para se të linte stolin në 2013-ën, Ferguson kishte gati dy goditje për të ndryshuar situatën në skuadër dhe në gjithë futbollin europian. Ish-trajneri ishte i bindur se me CR7 dhe Bejl, Junajtid do të ishte i pathyeshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje