Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se të enjten mbasdite në një nga sallat e Hotel “Rogner” fton demokratët në një bashkëbisedim të hapur, por pa ndonjë objekt diskutimi të veçantë.
“Të dashur miq, ditën e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 në Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”
Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin…”, shkruan Berisha në faqen e tij Facebook.
Berisha ka paralajmëruar se do të diskutoje gjerësisht me elektoratin për vendimin e Bashës për ta përjashtuar atë nga grupi, por në takimin që fillon të enjten, ai la të hapur shumëçka pa u fokusuar tek thelbi i debatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje