Futboll

Komiteti i FSHF-së miraton projektin e “100 Fushave”, mund të apikojnë të gjithë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar sot një mbledhje, ku ka disktutuar për disa tema të rëndësishme të futbollit. Çështja më e rëndësishme ishte miratimi i projektit të “100 Fushave”, që ka të bëjë me ndërtimin e fushave të reja në të gjithë vendin. Në këtë projekt mund të aplikojë çdo individ apo klub, si dhe pushteti qendror dhe ai vendor.

Komiteti ka miratuar edhe mbështetjen infrastrukturore që FSHF-ja do të japë për klubet e Egnatias dhe Erzenit. Po ashtu, është miratuar edhe investimi në sistemin e ndriçimit të kompleksit “Tropikal”, ku stërvitet Kombëtarja e Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe për mbështetjen e shoqatës së të verbërve dhe të amputuarve, në kuadër të programit të Përgjegjësisë Sociale dhe projekteve incentivuese “HatTrick V”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë