Në kohën që në Kuvend nisi seanca me prezantimin e programit dhe përbërjes së Qeverisë “Rama 3”, Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim postoi në rrjetet sociale një shënim të shkurtër.
Shënimi shoqërohet me një sërë pyetjesh, të cilave ambasadorja njofton se do t’u japë përgjigje në një intervistë për Zërin e Amerikës, që do të transmetohet pasditen e sotme.
“30 vite pasi Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste! 30 vite tranzicion! Koha për të zgjedhur sërish: ndryshimin, apo stanjacionin? Luftën për brezat e ardhshëm, apo mbrojtja e fantazmave? E ardhmja, apo e shkuara? Le të shikojmë nga e shkuara. SHBA dhe Shqipëria do të shkojnë së bashku në këtë drejtim.
Cilat janë “fantazmat” që flet Yuri Kim? Kush përfaqëson të shkuarën dhe kush të ardhmen? Kush është ndryshimi, e kush stanjacioni? Për të marrë një përgjigjen e këtyre pyetjeve duhet pritur intervista e ambasadores, por në mesazhet e përcjella sidomos në drejtim të opozitës, Kim i ka bërë thirrje vazhdimisht Partisë Demokratike në muajt e fundit që të shkëputet nga e shkuara, duke nënkuptuar ish-Kryeministrin, Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje