Ambasadorja e amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është takuar këtë të enjte me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Në një postim në Twitter, Kim shkruan se gjykata duhet të vazhdojë të japë vendime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë.
Ambasadorja gjithashtu shtoi se janë duke punuar me institucionet përkatëse që Kushtetuesja të ketë anëtarësim të plotë.
“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë”, – shkruan ambasadorja amerikane.
Pak ditë më parë, Kim u takua edhe me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, ku nënvizoi se Gjykata e Posaçme duhet të vijojë të hetojë penalisht krimin e organizuar dhe korrupsioni.
“Pavarësisht sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cilës parti…. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë”, – theksoi ajo në një postim në rrjetet sociale.
As the Constitutional Court returns to session, I went to pay my respect to the judges. Critical for CC to continue to render judgments w/ integrity & independence, in accordance w/their oath of office. We are working w/relevant institutions so CC will have complete membership. pic.twitter.com/Fd56TFuu2K
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 16, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje