“O Rei”, ish-futbollisti i famshëm brazilian, ka lënë terapinë intensive pas ndërhyrjes kirurgjikale për një tumor dhe me një postim të fundit në Instagram i ka falënderuar dhe qetësuar të gjithë.
Pelè, siç ka bërë gjithmonë këto ditë, ka dashur t’u drejtohet fansave të shumtë, të cilët janë të shqetësuar për shëndetin e tij. “Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendoni në asnjë moment se unë nuk i kam lexuar mijëra mesazhe dashurie që kam marrë, – shkruan braziliani në Instagram. – Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që më keni dedikuar një minutë nga dita juaj për të më transmetuar energji pozitive. Dashuri, dashuri, dashuri!”
Më tej edhe edhe një batutë nga ai që konsiderohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave: “Kam lënë terapinë intensive dhe ndodhem në dhomën time tashmë. Vazhdoj çdo ditë të jem më i lumtur, jam gati të luaj 90 minuta, madje edhe kohën shtesë. Do të jemi sërish bashkë!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje