Politike

“U mbars mali dhe polli një mi. Por lindi sërish miu i vjetër”, Spartak Ngjela komenton turin e Berishës

Spartak Ngjela me një histori të shkuar politike me Sali Berishën shkruan se takimi i ish-kryetarit të PD me anëtarësinë në një nga ambientet e Hotel “Rogner” nuk do të prodhojë asnjë efekt.   

“U mbars mali dhe polli një mi. Por lindi sërish miu i vjetër, të cilin nuk e pranon mali: domethënë nuk e pranojnë shqiptarët. Asgjë. Sali ziu kujton se është në Janarin dhe Shkurtin e vitit 1991, kur ky i mori partinë Gramoz Pashkos, duke gënjyer Meksin, në një kohë kur Saliu nuk e pati  dorëzuar ende teserën e Partisë së Punës.

Por, nuk është sot koha e njëllojtë me atë të vitit 1991. Këta që u dukën sot si përkrahës të Saliut, nuk kanë lidhje me shqiptarët.

Kurse Saliu foli si tridhjet vjet më parë, dhe i bëri të gjithë për të qeshur”, shkruan Ngjela.

Po Basha?

“Ai ishte krejt i qetë dhe në luftë parlamentare me maxhorancën në seancën e sotme të Kuvendit.

Kurse, edhe ata që ishin në sallë me Saliun, pas dhjetë minutash e kuptuan se Saliu tani është një person i humbur.

Po Saliu? Saliu do të vijojë, por, me kë, dhe për kë do të flasë?… Ai do të flasë me veten dhe për vete, sigurisht. Domethënë asgjë…”, komenton Ngjela


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë