Politike

Ligj i ri për bashkëqeverisjen, Rama: Shkopin kujtdo që nuk i përgjigjet qytetarit

Në mbledhjen e parë të qeverisë, kryeministri Edi Rama nënvizoi se kushdo zyrtar që nuk i përgjigjet qytetarëve do të marrë masë administrative dhe sanksione financiare, përmes një drafti të ri nga Këshilli i Ministrave; ai për bashkëqeverisjen.

“Nuk ka bekim më të madh kur je në pushtet se sa buzëqeshja e një njeriu që i ke zgjidhur një hall. Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave, të legalizimeve, lejeve, licencave, autorizimeve, dhe pasi të zgjidhet një hall i sajuar prej tyre shkopin kokës çdo miu që e ka sajuar. Deri në mbylljen e ciklit të shërbimeve përmes digjitalizimit dhe deri kur ta kemi futur plotësisht të gjithë sistemin e shërbimit të dokumenteve në smartfonin e qytetarëve, shkopi është domosdoshmëri. Ky ligj për bashkëqeverisje parashikon masa administrative sanksione financiare për zyrtarët që nuk u kthejnë në kohë përgjigje qytetarëve. Unë i pari, e ju bashkë me mua që të mos bëhemi qepaze, për mos zbatimet kronike të ligjit, duhet të jeni të gjithë shëmbëlltyra e vullnetit ligjzbatues”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë