Politike

Dy kampionet olimpike të Kosovës, pjesë e ushtrisë shqiptare, Rama: Njësi speciale në FA

Forcat e Armatosura të Shqipërisë pritet të kenë një Njësi Speciale të kampionëve. Vendimi për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020 është marrë në mbledhjen e qeverisë. Në këtë vendim janë përfshirë dy kampionet olimpike të Kosovës Nora Gjakova dhe D’Istrja Krasniqi.

Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se të dyja kampionet kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e Ushtrisë shqiptare, ndaj edhe shprehu idenë e një Njësie Speciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë