Në mbledhjen e parë të mandatit të tretë, Këshilli i Ministrave miratoi 10 vendime dhe 5 projektligje. Ndër projektligjet e miratuara ai më i rëndësishmi ishte për bashkëqeverisjen ndërsa tek vendimet ishin disa shtesa dhe ndryshime në Kodin aktual Etik ministror për të cilin foli edhe kryeministri Rama në fillim të mbledhjes dhe një tjetër vendim për ngritjen e një Agjencie për Mediat dhe Informimin.
Në fjalën para ministrave, Kryeministri Edi Rama tha se kjo Agjenci është një model i suksesshëm në disa vende, duke përmendur Italinë dhe Gjermaninë, ndërsa theksoi se do të garantojë transparencë në lidhje me politikat, projektet apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli.
Kjo Agjenci do të varet direkt nga kryeministria dhe do t’i bëjë me dije institucioneve të qeverisjes vendore gjithçka që lidhet me qëndrimin e medias dhe publikut, mbi çështje me interes publik. “Krijimi i agjencisë për mediat dhe informim bazohet në disa modele të suksesshme në Itali, Gjermani e gjetkë që garantojnë transparencën në lidhje me politikat, projektet, apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli. Agjencia siguron njohjen e institucioneve të qeverisjes qendrore me gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me publikun dhe qëndrimin e publikut e medias mbi çështje me interes publik. Një mekanizëm i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës, i komunikimit me publikun e mediat në funksion të përgatitjes së qëndrimeve përmes anketimeve të opinionit publik mbi çështje të rëndësisë së veçantë, analizimit të tyre dhe konsultimeve me publikun në funksion të vendimmarrjeve të qeverisë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje