Fëmijët e mjekëve, infermierëve apo personelit mbështetës që kanë humbur jetën nga COVID19 do marrin rrogën e prindit deri në moshën 18 vjeç
Vendimi u bë publik nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë.
“Personat e mitur nën moshën 18 vjec prindërit që i përket kategorisë mjek, infermier apo personeli mbështetës që ka humbur jetën si rezultat i infeksionit COVID19 marrë, gjatë apo për shkjak të kryerjes së detyrës në institucionet e specializuara spitalet COVID19 do të trajtohet në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç”, tha Rama, duke e kaluar për miratim përmes një projektligji të vecantë ” Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje