Politike

Betimi i qeverisë së re, Kim dhe Soreca konfirmojnë bashkëpunimin e mëtejshëm

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe ai i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca përshëndetën qeverinë “Rama 3’.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, ambasadorja Kim shkruan se SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë.

“Urime Kryeministrit në nisjen zyrtare të mandatit të tretë historik. SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!”, shkruan ajo.

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, ka uruar përmes një postimi në Facebook

“Urojmë kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare që mori detyrën. Presim që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë. Koordinimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE,”- shkruan Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë