Partia Demokratike ka reaguar përmes zëdhënëses së grupit parlamentar, Oriola Pampuri, për mbledhjen e parë të qeverisë së re dhe asaj c’ka tha kryeministri Edi Rama.
“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi Kodin e Etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, thotë Pampuri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje