Politike

I shoqëruar edhe nga Yuri Kim, Rama viziton akademinë e njohur ushtarake në SHBA

Kryeministri Edi Rama ka vizituar të hënën akademinë e njohur ushtarake amerikane, West Point.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga përfaqësuesit më të lartë të kësaj akademie.

Siç njofton kreu i qeverisë, takimi është kryer në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Edi Rama shoqërohej në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë