Një video-tronditëse mbërrin nga SHBA-të, ku mediat kanë publikuar imazhe që duket se shfaqin oficerë të policisë kufitare amerikane mbi kalë duke përdorur kamxhikun kundër emigrantëve që kërkojnë azil në kufirin me Meksikën.
Pranë Del Rios, në kufirin me Teksasin, një krizë e re humanitare ka shpërthyer me ardhjen e mbi 10 mijë njerëzve. “E tmerrshme të shihet”, – tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Here’s the video pic.twitter.com/itFwZfYN45
— Sawyer Hackett (@SawyerHackett) September 20, 2021
“Unë kam parë disa nga imazhet, nuk mund të imagjinoj asnjë kontekst që do ta bënte të përshtatshëm, – tha Psaki. – Unë nuk mendoj se dikush që i ka parë ato imazhe, mendon se është i pranueshëm ose i përshtatshëm”.
Njerëzit, vazhdoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, janë “kuptueshëm” të ofenduar nga mundësia që oficerët e zbatimit të ligjit të përdorin kamxhik ose objekte të ngjashme kundër emigrantëve, shumë prej tyre të ardhur nga Haiti.
Një rast i turpshëm i të drejtave të njeriut për administratën Biden dhe për ministrin e linjës, Alejandro Mayorkas, përgjegjësi i parë për çështjet hispanike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu fëmijë i një çifti refugjatësh (kubanë).
Sa i përket vendimit të presidentit Joe Biden për të riatdhesuar të gjithë emigrantët në kufi, Psaki tha se “kjo nuk është koha për të folur”.
Pas polemikave, ndërhyri edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shpjegoi. “Migrimi ilegal paraqet rreziqe serioze për emigrantët dhe familjet e tyre. Fola me kryeministrin e Haitit, Ariel Henry për riatdhesimin e emigrantëve haitianë në kufi dhe vështirësitë e migrimit të parregullt”, – shkroi ai në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje