Australia juglindore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter, ku janë dëmtuar disa ndërtesa në qytetin e Melburnit dhe Viktorias. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë rreth orës 09:15 me orën lokale me epiqendër në Mansfield.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka reaguar pas tërmetit dhe tha se nuk ka pasur raportime për të lënduar nga terreni.
Australia: An #earthquake of magnitude 6.0 struck Chapel Street in #Melbourne. pic.twitter.com/8ZeV2iwWlD
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) September 22, 2021
Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor. Lëkundja e parë u pasua nga dy tërmete të tjera me magnitudë 4.0 dhe 3.1.
Ky është një nga tërmetet më të mëdhenj që kanë goditur Australinë në vitet e fundit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar shumë dëme. Nga ana tjetër Shërbimi i Emergjencave të Shtetit paralajmëroi banorët që të jenë vigjilentë për tronditje të mundshme.
“Nëse ndodheni në Victoria, jeni në rrezik. Pritni goditje të tjera, qëndroni larg ndërtesave të dëmtuara dhe rreziqeve të tjera. Shmangni vozitjen, përveç rasteve emergjente,” tha autoriteti. Në rrjetet sociale, njerëzit postuan fotografi të ndërtesave të dëmtuara dhe rrënojave në Melburn.
Disa kulla të larta dhe një spital i qytetit u evakuuan gjithashtu, raportuan mediat vendase. Disa linja tramvaji të qytetit ishin pezulluar për shkak të dëmtimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













Lini një Përgjigje