Politike

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga nënkryetar i Bashkisë Vlorë: Aty mbusha disa gropa, tani do jem në Tiranë

Me largimin Damian Gjiknurit nga i deleguari i qarkut Vlorë, ka ikur edhe krahu i tij i djathtë në këtë qark, Afrim Qendro.

Ky i fundit mbante detyrën e nënkryetarit të Bashkisë Vlorë dhe ishte në përplasje të hapur dhe publike me kryebashkiakun e këtij qyteti Dritan Leli. Aq sa shumë në Vlore i shihnin në një dualitet të përditshëm kompetencash.

Afrim Qendro dha dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit të bashkisë së Vlorës, me argumentin se do të jetë i angazhuar në Tiranë dhe jo Elbasan aty ku ka shkuar bashkëpunëtori i tij për të drejtuar qarkun, Damian Gjiknuri.     

 “Nuk do të jem në Elbasan por në Tiranë. Mbusha në Vlorë disa gropa, jo vetëm në rrugë”, ka thënë Qendro.

Afrim Qëndro ka deklaruar se do të angazhohet në funksione politike e partiake në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë