Politike

Asambleja e OKB, Rama takon Erdogan në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama po shfrytëzon punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për t’u takuar me udhëheqës të vendeve të ndryshme.

Këtë të mërkurë, kreu i Qeverisë shqiptare është takuar me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan. Lajmin e ka konfirmuar edhe Presidenca turke përmes rrjeteve sociale.

“Presidenti u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Nju Jork, ku ndodhet për Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Takimi është përqëndruar te marrëdhëniet dypalëshe dhe shtimi i bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë