Politike

Propozimi: Vaksinim i detyruar për deputetët

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për miratimin e një protokolli sigurie anti-Covid që do të bëjë me detyrim vaksinimin për deputetët.

Dakordësia është gjetur gjatë mbledhjes së kryetarëve, ku është propozuar që të caktohet një afat i arsyeshëm që të gjithë deputetët të vaksinohen dhe në përfundim të këtij afati askush i pavaksinuar, ose që nuk paraqet një certifikatë sigurie, si të tregojë që e ka kaluar Covid kohët e fundit, apo test negativ të mos lejohet që të marrë pjesë në punime.

“Kemi rënë dakord në mënyrë unanime në konferencën e kryetarëve që Kuvendi të vendosë një afat brenda të cilit nuk do të vijë më në Kuvend asnjë deputet i pavaksinuar. Ky do të jetë një mesazh i fortë i dhënë publikut. Kjo ka qenë dakordësi e të gjithëve, e zotit Rushaj, besoj edhe e zotit Mediu si kryetar i grupit tjetër parlamentar”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ndalimi i hyrjes së të pavaksinuarve, ose atyre që nuk paraqesin një test negativiteti pritet që të parashikohet edhe për punimet e komisioneve të përhershme, që këta të fundit t’u kthehen mbledhjeve fizike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë