Ndryshe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, anëtari i kryesisë së PD-së dhe deputeti demokrat, Flamur Noka, tha për mediat se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet.
“Kuvendi do të mblidhet, dhe jo për të shqyrtuar vendime të SHBA-ve, por do të mblidhet kundër Bashës. Kundër kryetarit të PD që tashmë është në minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën në PD. Është gjithçka një proces, askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund ta ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD”, tha Noka, i cili ka dalë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.
Sipas tij, ka organizime për të mos i hapur dyert për Berishën dhe për t’i sabotuar takimet.
“Ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtues të degëve duke u bërë shantazh për të mos hapur dyert për Berishën, për t’i sabotuar takimet …”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje