Politike

Rama takon Sorosin në SHBA, ‘armikun’ e Berishës: Mik i çmuar dhe mbështetës i Shoqërisë së Hapur

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në kuadër të sesionit të radhës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me George Soros. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, shkruan Rama.

Soros është një filantrop, i cili ka investuar për një shoqëri të hapur në SHBA dhe shumë vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria.

Së fundmi, Soros është akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha se qëndron së bashku me kryeministrin Rama prapa vendimit të DASH-it në SHBA për shpalljen e tij “non grata”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë