Politike

Kryeministri holandez vjen në Shqipëri më 10 nëntor, e konfirmon vetë Rama

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, është takuar sot në selinë e OKB-së me kryeministrin e Holandës, Mar Rutte.

Pas këtij takimi, Rama ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se Rutte do të vitizojë vendin tonë me 10 nëntor, ku pritet të konfirmojë mbështetjen e Holandës për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Në selinë e OKB-së me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, – shkruan kryeministri Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë