Tri ishin pikat ku u përqëndrua Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara; Kosova, pandemia dhe kriza e refugjatëve afganë.
Rama tha se OKB është një organizatë e cunguar pa Kosovën dhe u bëri thirrje vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë të pranojnë, siç tha, realitetin e ri në zemër të Europës.
“Kosova është një realitet prej 13 vitesh dhe kjo organizatë është e paplotë pa të”, u shpreh Kryeministri.
Shqipëria, tha Rama, mbështet dialogun si të vetmen rrugë zgjidhjeje me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa mbrojti edhe nismën Ballkani i Hapur, si një projekt që do të sjellë më shumë mirëqënie dhe paqe në rajon.
Në lidhje me pandeminë, Rama tha se Shqipëria ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë, ndërsa nënvizoi shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave. Për këtë, u shpreh Kryeministri, nevojitet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive.
Në fund, Rama u ndal edhe të refugjatët afganë, tha pse Shqipëria zgjodhi t’i strehojë dhe kërkoi nga vendet e tjera që të solidarizohen me këtë krizë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje