Politike

Rama flet për dënimin e Llallës: Pandëshkueshmëria s’është më normë, po dënohen njerëz me pushtet

Në një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për dënimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Rama tha gjatë intervistës se po bëhet një luftë e hapur ndaj korrupsionit dhe se arrestimi i Llallës është një fakt që e tregon.

I pyetur konkretisht se a është Shqipëria e pajtueshme me Evropën, në varësi të asaj ç’ka kërkon Brukseli, Rama u përgjigj: “Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti  po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë