Florian Marku ka fituar titullin kampion bote në boks për federatën IBF, në kategorinë e mesme. Ai ka mundur me pikë ukrainasin Maksim Prodan pas 10 raundesh. Duhet theksuar se boksieri shqiptar e ka dominuar ndeshjen e zhvilluar në Londër, në stadiumin e Totenhemit , pavarësisht se nuk mundi ta mbyllte atë me nokaut.
Marku mbetet i pamposhtur në kategorinë e tij. Në 10 ndeshje të zhvilluara ai ka 9 fitore dhe 1 barazim. Fitorja e Markut në ndeshjen e sotme u certifikua nga vendimi i gjyqtarëve dhe boksieri ynë ka përjetuar edhe momente ankthi në fund. Madje, Marku u shtang një moment, kur dëgjoi se gjyqtaria e parë i kishte dhënë fitoren ukrainasit Maksim Prodan. Më pas, dy gjyqtarët e tjerë i dhanë fitoren Markut dhe kështu ai është shpallur kampionin, duke fituar brezin e parë si profesionist.
“Ai ishte i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij. Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi. Me vetëm 10 ndeshje u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush, dhe e munda. Jam i ri në boks, të gjithë më nënvlerësonin dhe thoshin se jam një kikbokser, por ja ku jam sot.
Ky brez është fillimi për gjithçka, kam sakrifikuar gjithë jetën. Gruaja ime është shtatzënë, po pres fëmijën e parë. Ndaj jam i shumë i gëzuar. Do t’ua bëj jetën e tyre më të mirë me këto tituj dhe duke fituar shumë para” – është shprehur Marku pas fitores.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje