Kryeministri Edi Rama viziton për disa orë Prishtinën në mesin e një krize e tensionesh mes Kosovës e Serbisë, për shkak të reagimit ekstrem të Beogradit pas vendimit të reciprocitetit të targave.
Vizita nisi me ceremoninë e pritjes nga Kryeministri Albin Kurti në Prishtinë rreth orës 09:00 dhe më pas takimi mes delegacioneve.
Rreth orës 10:20 minuta, sipas agjendës së publikuar pritet të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp mes dy kryeministrave.
Rama ka një agjendë të ngjeshur në Prishtinë, ku për rreth 8 orë do të zhvillojë takime edhe me tre udhëheqësit e opozitës së Kosovës, kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Vizita vjen mes tensioneve të shkaktuara në veri të Kosovës nga serbët që protestojnë kundër reciprocitetit të targave. Shfaqjet e forcës së Beogradit në kufi me Kosovën, ku ka afruar tanke, ushtarë, avionë e helikopterë kanë nxitur shumë analistë e politikanë që të vënë në mëndyshje sinqeritetin e Serbisë në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”.
Gjithashtu, vizita e Ramës në Kosovë pason atë të Nju Jorkut, ku gjatë fjalës së mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kreu i Qeverisë shqiptare u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë këtu edhe vetë Serbinë. Ai tha se OKB është e paplotë pa Kosoën anëtare të saj dhe se pavarësia është një realitet i pakthyeshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje