Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku nuk ka ndërmend që ta përfundojë me pajtim një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpifje. Pas seancës së parë gjyqësore, Tabaku tha se Veliaj nuk ishte prezent dhe përkundër kërkesave që mund të parashtrojë Veliaj seancat në vijim, ajo nuk do ta mbyllë çështjen me një seancë pajtuese.
“I padituri Erion Veliaj nuk kishte ardhur, nuk ishte prezent. Unë shpreha vullnetin tim që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund drejtësia dhe nuk ka asnjë mundësi pajtimi.
Unë e kuptoj që politika e ditës hedh shumë baltë, hedh shumë akuza, hedh shumë fjalë por në fund të ditës politika duhet te ketë moralin. Sa herë që ti shpif për një kundërshtar, sa herë që ti akuzon një kundërshtar, sa herë që ti gënjen për një kundërshtar, ti duhet të përballësh me të.
Gjatë fushatës elektorale z.Veliaj bëri disa akuza ndaj personit tim, të pavërteta, të cilat unë ia lë në dorë sistemit të drejtësisë që t’i vërtetojë.
Për të qenë edhe pak biblik këtë të hënë të mëngjesit, ‘kush rron nga shpata, nga shpata do të vdesë, kush rron me shpifje, nga shpifja do e pësojë”, tha Tabaku.
Më tej, ajo shtoi: “Unë në karrierën time politike jam përpjekur që të flas me shifra, me fakte, me argumente, edhe kur e di se në rastin e z. Veliaj që ka akuza konkrete, që ka përfshirje konkrete në vepra korruptive edhe më rëndë se kaq, asnjëherë nuk kam abuzuar me fjalën. Por besoj që z. Veliaj të mbajë përgjegjësi dhe të shërbejë për të gjithë ata zyrtarë të tjetër, ministra dhe kryeministrin së pari, me të cilin kemi çështje të tjera gjyqsore, për të mbajtur përgjegjësi për fjalën që thonë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje