Bota

Pas shuplakës, presidenti Emanuel Macron goditet edhe me vezë (Video)

Një burrë goditi me një vezë këtë të hënë Emmanuel Macron, gjatë një vizite të presidentit francez në shfaqjen e restoranteve ndërkombëtare. Veza ka prekur supin e majtë të Macron pa u thyer deri a u përplas në tokë.

Autori i gjestit, një burrë me pantallona të shkurtra, u kap menjëherë nga forcat e sigurisë dhe u dërgua në një dhomë aty pranë para se të prangoej.

“Nëse keni diçka për të më thënë, ju lutemi ejani”, – komentoi presidenti, duke kërkuar të fliste me individin. “Do të takohem më vonë. Shkoni merreni”, – iu drejtua Macron agjentëve.

Në qershor, Macron u godit me shuplakë nga një person, teksa po takonte qytetarët në rajonin e Dromes së Francës juglindore. Në këtë rast, qytetari i cili u ndalua nga policia, përveç shuplakës thirri “Poshtë Makronizmi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë