Një person rreth të 30-ve ka nxjerrë pistoletën në Manhattan dhe policia e New York bën me dije se të paktën pesë persona janë plagosur.
Policët ishin në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, kur panë sulmuesin duke shtënë dhe qëlluar katër persona rreth orës 4 të mëngjesit.
Aty reaguan duke qëlluar të dyshuarin. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Harlemit, por plagët e tij është bërë e ditur se nuk i rrezikojnë jetën. Sipas dëshmitarëve, një grup qytetarësh po ecnin rrugës kur një burrë u ndal para tyre dhe filloi të shtie mbi ta.
Ndërkohë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje