Politike

Presidentja e Komisionit Evropian nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur këtë të martë vizitën e saj zyrtare në Tiranë Sipas axhendës së publikuar më herët, vizita e saj nisi me ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave. Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të ketë edhe një takim.

Më pas Von der Leyen do marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë, e pas saj do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor e nis nga Shqipëria. Në një postim në Twitter, thotë se ajo e nis këtë tur me një mesazh të qartë. 

“Sot nis vizitën tek 6 partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, përpara samitit të javës së ardhshme. Mesazhi im është i qartë: Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët europiane. Ne po e përgatisim atë tani, duke tejkaluar Covid së bashku, duke investuar në mënyrë strategjie, duke i dhënë rinisë tonë oportunitete“, shkruan presidentja e KE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë