Politike

PD kërkon ngritjen e tre komisioneve hetimore dhe uljen e TVSH për mallrat e shportës

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se Partia Demokratike do të depozitojë  propozimin për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar, mbi mallrat e shportës ushqimore nga 20, në 6%.

Basha njoftoi edhe nismën e grupit për ngritjen e tre komisioneve hetimore

“Tre komisionet hetimore do të targetojnë i pari masakrën zgjedhore në të gjithë komponentët e saj por me theks tek ato që tashme janë dhe në raportin e OSBE-ODIHR të konfirmuara si krimi zgjedhor, që nga sistemi kriminal i patronazhistëve që vodhi dhe përdori të dhënat personale dhe private të qytetarëve për t’i shantazhuar ata, tek keqpërdorimi i burimeve shtetërore, tek keqpërdorimi dhe abuzimi me fondet e tërmetit, me legalizimet, me punësimet, e kështu me radhë. Komisioni tjetër do të merret me një çështje që e ka marrë vesh gjithë bota tashmë, që është çështja Begeti, ku për shkak të luftës personale politike të Edi Ramës shqiptarëve iu duhet te paguajnë tani 120 milionë euro që po jua them janë baras me dy herë ato paketa gjysmake që qeveria dha gjoja për ndihmë ekonomike gjatë pandemisë. Tani do t’i marrë një njeri për shkak të luftës personale me Edi Ramën. Kjo do të hetohet, përgjegjësit do dalin hapur para shqiptarëve dhe ne do të ndjekim pastaj, të gjithë hapat e tjerë të mundshëm për t’i vënë ata përpara drejtësisë.

E treta, ka të bëjë po kështu me një çështje të mirënjohur për opinionin publik, e cila me siguri nuk do të zërë vend kryesor në kronikat e lajmeve sonte po shpresoj të jemi live tani, që është çështja e inceneratorëve”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë