Politike

Gjiknuri: Të gatshëm të ulemi me PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale

Partia Socialiste është e gatshme të ulet në një tryezë me PD-në për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri përsëriti ftesën për PD-në pas një takimi që ai pati me një delegacion të ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 25 Prillit, ku fokus i bisedës ishte raporti përfundimtar i monitorimit të zgjedhjeve,  konkluzionet dhe rekomandimet.

Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm për procesin e dialogut politik rikthimin e opozitës në institucione, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste shprehu gadishmërinë e mazhorancës për tu ulur në tryezë me opozitën me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga raportet e OSBE/ODIHR-it, përfshirë nevojën për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Sipas tij, dialogu politik brenda institucioneve ka raste të shumta suksesi të kryerjes së reformave të rëndësishme bipartizane.

 Në këtë frymë, Gjiknuri tha se Partia Socialiste është e gatshme të ulet në tryezë dialogu me opozitën si për reformën zgjedhore ashtu edhe për atë territoriale. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë