Olimpiada dimërore Pekin 2022 (4-20 shkurt) nuk do të ndiqet nga afër nga spektatorët e huaj, por vetëm nga ata kinezë. CIO (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), me një njoftim zyrtar, ka bërë të ditur se biletat do të shiten vetëm për rezidentët në Kinë “që plotësojnë kërkesat e rregullave anti-Covid”.
Gjithmonë duke pasur parasysh pandeminë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka sqaruar se sportistët e pavaksinuar duhet t’i nënshtrohen një lloj maksi-karantine prej 21 ditësh që prej mbërritjes në Kinë.

“Politika e vaksinimit” e CIO-s parashikon që vetëm sportistët e vaksinuar plotësisht (pranohen të gjitha vaksinat e njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, apo ato që janë aprovuar nga vendet e pranishme në Lojëra) mund të hyjnë menjëherë në fshatin olimpik, për të tjerët 21 ditë karantinë. Të gjithë ata që, për arsye shëndetësore, nuk do të jenë të vaksinuar, do të vlerësohen rast për rast.
Gjithashtu, për të administruar në mënyrën më të mirë rastet e mundshme të infektimit nga Covid-i, biletat do të shiten vetëm për spektatorët rezidentë në Kinë, duke përjashtuar kështu spektatorët e huaj. CIO saktëson se “i ka për zemër sportistët dhe spektatorët e gjithë botës, por ky kufizim është i nevojshëm për një zhvillim sa më të sigurt të Olimpiadës dimërore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje