Ish-ushtari serbo-boshnjak, Cvijan Tomanic u dënua me shtatë vjet burg për përfshirje në krime kundër njerëzimit, mes të cilëve për vrasjen e një civili shqiptar në zonën e Zvornikut në Bosnje në 1992.
Gjykata shtetërore në Sarajevë e shpalli ish-ushtarin Cvijan Tomanic fajtor të enjten për krime kundër njerëzimit. Ai u dënua për pjesëmarrjen në vrasjen e një personi dhe për sulme ndaj të tjerëve.
“Dhoma Penale zbuloi se Tomanic mori pjesë në një sulm sistematik, në persekutimin e popullsisë boshnjake mbi baza etnike”, tha kryetarja e trupit gjykues Zheljka Mareniç.
Gjykata konstatoi se Tomanic, i shoqëruar nga banorët vendas, shkoi në fshatin Glumina në fund të majit ose në fillim të qershorit 1992, duke kërkuar për boshnjakët që ishin fshehur në pyll. Mes viktimave në këtë pyll ishin edhe Hajrudin Cerkic, Mehdin Halilovic si edhe Bajazit Behljulji. Eshtrat e këtyre të fundit më pas u gjetën në një varr masiv në Crni Vrh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje