Bota

Gjermani, 96-vjeçarja ish-sekretare e një kampi nazist arratiset para gjyqit

Shpallet zyrtarisht e arratisur 96-vjeçarja Irmgard Furchner, një ish-daktilografiste në kampin nazist të përqendrimit në Stutthof, e akuzuar për ndihmë dhe mbështetje në masakrën e 11 mijë njerëzve.

Në këto orë, ajo duhej të shkonte në gjykatë për t’iu nënshtruar gjykimit, por nuk u paraqit dhe për këtë gjykata lëshoi ​​një urdhër-arresti.

Sipas përfaqësuesve të paditësve civilë, Furchner, në cilësinë e sekretares së komandantit të kampit nazist, midis viteve 1943 dhe 1945, u kujdes për korrespondencën e eprorit të tij dhe ishte përgjegjëse për shtypjen e urdhrave të ekzekutimit të të burgosurve, të nënshkruara me inicialet e saj.

Zonja e moshuar, kishte qenë një daktilografiste dhe sekretare në komandën e kampit të përqendrimit pranë Danzig-ut, midis viteve 1943 dhe 1945, ku kishte ndihmuar në vrasjen sistematike të të burgosurve.

Gjyqi është me interes të veçantë, pasi shumë pak gra janë të përfshira në tmerret naziste të ndjekur penalisht pas përfundimit të luftës. Në fakt, sekretarja private e Adolf Hitlerit, Tardl Junge, nuk iu nënshtrua kurrë ndonjë procedure penale.

Megjithatë, precedenti i John Demanjuk, i dënuar në vitin 2011 me pesë vjet burg, lejon që çdo zyrtar që punonte në një kamp përqendrimi, të sillej në gjykatë për pjesëmarrje në vrasje.

Në fakt, 96-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj në Quickborn dhe “mori një taksi”, tha zëdhënësja e gjykatës, Frederike Milhoffer.

Destinacioni ishte një stacion metroje në periferi të Hamburgut, Norderstedt. Ndërkohë, përveç gjyqtarit dhe avokatëve, në gjykatë pritën edhe 12 përfaqësues të 30 personave që paraqitën padi civile dhe më shumë se 50 gazetarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë