Politike

PD paralajmëroi se do ta padisë për shpifje, Evi Kokalari takon Presidentin Meta

Të mërkurën, PD-ja lajmëroi se do e padisë për shpifje, pas akuzave adresuar Lulzim Bashës në takimin e zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha në Durrës.

Një ditë më pas, aktivistja Evi Kokalari u shfaq në krah të kreut të shtetit Ilir Meta

Kokalari e njoftoi takimin përmes një postimi në rrjetet sociale duke ndarë foto me Presidentin e Republikës.

“Ishte kënaqësi të takohesha më në fund me presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe për bisedën e sinqertë”, shkruan Kokalari, në postimin e saj, shoqëruar me një foto krah Metës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë