Pas dy ditë përleshjesh mes të dënuarve, policia ekuadoriane ka rimarrë kontrollin e burgut në Guajakili, në jugperëndim të vendit, të enjten në mbrëmje.
Të paktën 118 të burgosur humbën jetën gjatë revoltës, gjashtë prej të cilëve iu prenë kokat dhe 86 të tjerë u plagosën.
Ky është bilanci më i lartë i viktimave në historinë e burgjeve të Amerikës Latine. Përplasjet mes organizatave rivale filluan gjatë një feste ditëlindjeje.
Gjatë festimeve për nder të liderit të një prej fraksioneve të burgut, të dënuarit e tjerë, mburreshin se kishin kontrollin e qelive, duke shkaktuar zemërimin e organizatave rivale në qelit e tjera të ndërtesës: në atë moment filloi një luftë midis grupeve që zgjati më shumë se dy ditë.
Sipas prokurorit “lufta për pushtet brenda burgut dhe qëllimi i autoriteteve për të transferuar krerët e organizatave kriminale në burgjet e tjera në vend, ishin shkaktarët”.
Për të rivendosur qetësinë në objekt, u organizua një operacion, ku u përfshinë 900 oficerë, dy prej të cilëve u plagosën dhe burgu u rrethua nga ushtarë dhe automjete ushtarake.
Në dy ditët e kryengritjes, në dyert e Guajakilit mbërritën edhe qindra anëtarë të familjes së të burgosurve, të shqetësuar për fatin e të dashurve të tyre.
Tani “gjithçka është e qetë, të arrestuarit janë në qelitë e tyre”, tha komandanti i policisë, Tannya Varela, duke iu drejtuar shtypit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















Lini një Përgjigje