Sport

Skandali i ndeshjeve të manipuluara në Rio 2016, boksierët e prekur duan medaljet

Skandali ndeshjeve të boksit, me disa verdikte të manipuluara (të paktën 11) në Olimpiadën e Rios 2016, ka sjellë reagime të ndryshme. Ka qenë një sistem i vërtetë korrupsioni që manipulonte rezultatet e ndeshjeve dhe ata boksierë që janë dëmtuar, tani kërkojnë atë që u takon.

Gjatë Lojërave u përjashtuan 6 gjyqtarë dhe 4 të tjerë u ndaluan, por tani skuadra e Riçard MekLaren, profesori që hetoi rastin e dopingut rus, konfirmon se “çështja e boksit ishte një problem mbi të gjitha i personave që për shumë kohë kanë vepruar përtej çdo rregulli”.

CIO fillimisht kërcënoi përjashtimin e boksit, pastaj ia la në dorë çështjen Federatës Ndërkombëtare. Dhe rezultatet u panë: në Lojërat e Tokios pati vetëm dy verdikte të diskutueshme, të dyja në favor të boksierëve vendës. Hetimi i drejtuar nga presidenti i ri i AIBA-s, Umar Kremlev, të paktën ka bërë disa hapa përpara. Presidenti që ishte në detyrë në 2016-ën, kinezi Vu Ching-kuo, ishte pjesë e sistemit korruptiv dhe është pjesë e dosjes “MekLaren”, ashtu si dhe drejtori ekzekutiv Karim Bouzidi, që mbulonte edhe rolin e dizenjatorit.

Italiani Ruso, boksieri që humbi finalen, tani kërkon medaljen. Gazeta Si, 1 tetor 2021

Zgjedhjet e kësaj dysheje për arbitrat kanë ngritur shumë diskutime, derisa është zbuluar skandali. Ndeshjet më të diskutueshme janë 11, mes tyre edhe finalet olimpike të dy kategorive më prestigjioze: e peshave të rënda dhe super të rënda. Në të parën vetëm gjyqtarët panë fitues rusin Evgeni Tishçenko kundër kazakut Vasili Levit. Për Tishçenkon pati rezerva edhe për ndeshjen çerekfinale kundër italianit Klemente Ruso, i cili tashmë ka ngritur zërin dhe kërkon medaljen.

Sfida për medaljen e artë të peshave super të rënda, sipas gjyqtarëve, nxori fitues francezin Toni Joka ndaj britanikut Xho Xhojs. Një tjetër ndeshje e hetuar është çerkfinalja e peshave të lehta mes irlandezit Majkëll Konlan dhe rusit Vladimir Nikitin, që u shpall fitues mes shumë diskutimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë