Politike

Ish-deputeti Adnor Shameti emërohet këshilltar juridik i Kryeministrit Rama

Ish-deputeti socialist, anëtar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e kaluar dhe një prej relatorëve të nismave ligjore më të bujshme e të kontestuara të ndërmarra nga PS pas 2019-s, Adnor Shameti do të jetë këshilltar juridik i Kryeministrit Edi Rama.

Shameti u zgjodh deputet në 2017 në Qarkun e Beratit. Por, në zgjedhjet e 25 prillit ai u la jashtë listës së kandidatëve për këtë qark, për t’u zëvendësuar nga Nasip Naço, ish-deputet dhe ish-ministër Drejtësie i LSI-së në mandatin e parë të Ramës, që më 25 prill bëri kapërcimin nga LSI te PS.

Shameti nuk është i pari nga lista e gjatë e ish-deputetëve të Partisë Socialiste të legjislaturës së kaluar, që mbeten jashtë Kuvendit të ri. Mes strukturave të partisë, qeverisë dhe institucioneve të tjera, lista përfshin disa emra.

Ervin Bushati, që nuk mori dot mandatin në Tiranë u zgjodh emërua drejtor i Postës Shqiptare së fundmi, Ditmir Bushatit u caktua në detyrë te Akademia Politike e Partisë Socialiste. Lëvizjet janë argumentuar nga Kryeministri Edi Rama si ristrukturim për të maksimalizuar energjitë në kuadër të përgatitjeve të partisë për zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë