Kim Jong-un ka vendosur të japë tre të dhëna për strategjinë e tij njëherësh, duke ia lënë detyrën analistëve ushtarakë dhe politikanëve ndërkombëtarë, për t’i bashkuar dhe deshifruar ato.
1-Raketa me rreze të shkurtër e lëshuar të martën drejt detit në lindje të Koresë së Veriut, ishte një pajisje hipersonike, njoftoi agjencia e lajmeve në Phenian, KCNA.
Ndryshe nga raketat balistike, të cilat fluturojnë në hapësirë në një trajektore harku para se të hidhen drejt objektivit, raketat hipersonike fluturojnë drejt objektivit në lartësi më të ulëta dhe mund të arrijnë shpejtësi pesë herë më të larta se zëri, domethënë afërsisht 6,200 kilometra në orë.
Ato konsiderohen gjenerata e re e armëve raketore, të afta për të vjedhur kohën e reagimit nga kundërshtarët për të aktivizuar me sukses mbrojtjen.
Ushtria e Seulit, e cila monitoroi testin të martën, duke e kataloguar fillimisht si një raketë me rreze të shkurtër veprimi, argumenton se Hwasong-8 (siç u quajt nga koreano-veriorët), është ende në një zhvillim të hershëm dhe do të ketë nevojë për “një periudhë kohore” të jetë funksionale.
Pheniani argumenton se është “një armë strategjike”, e cila në gjuhën e saj identifikon mundësinë e mbajtjes së një koke bërthamore. Deri më tani, vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina kanë eksperimentuar me vektorë hipersonikë. Uashingtoni e quajti testin e Koresë së Veriut “destabilizues”.
2-Kim Jong-un bashkon aktivitetet ushtarake me rifillimin e dialogut me Korenë e Jugut. Marshalli ka njoftuar më herët gatishmërinë e tij për të riaktivizuar “vijën e kuqe” të komunikimit me Seulin, e cila ishte ndërprerë një vit më parë, nga fillimi i tetorit.
Ka një përpjekje për të organizuar një samit të ri me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili javën e kaluar, duke folur në Kombet e Bashkuara, bëri thirrje për nënshkrimin e Deklaratës së Paqes midis dy Koreve, ende teknikisht në luftë pas armëpushimit të vitit 1953.
Moon dhe Kim, duket se po nxitojnë: presidenti i Koresë së Jugut, do ta përfundojë mandatin e tij marsin e ardhshëm dhe nga zgjedhjet und të dalë një lider shumë më pak i gatshëm për të negociuart; kriza ekonomike në Korenë e Veriut është përkeqësuar, Kim pranoi në verë se prandaj mund të ketë një interes për të marrë ndihmë të menjëhershme nga Seuli.
Për më tepër, duke negociuar drejtpërdrejt me jugorët, Kim mund të kërkojë edhe një herë të dobësojë aleancën e tyre me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës.
3-Në frontin e brendshëm, Pheniani njoftoi se Kim Yo-jong, motra e diktatorit, është promovuar në Komisionin e Çështjeve Shtetërore. Organizmi përcaktohet si “udhëheqësi politik suprem i kombit”.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje