Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.
Zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se ambasadorja franceze e informoi Kryetaren Nikolla mbi qëndrimin më të fundit të Francës në favor të mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.
Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet.
“Politika e jashtme e Shqipërisë është qind për qind në koherencë me politikën e jashtme të BE-së. Ne kemi përmbushur pesë prioritetet, kushtet e Bundestagut gjerman si edhe kushtet e Këshillit të Marsit 2020 dhe jemi gati të ulemi në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE, brenda vitit 2021.
Metodologjia e re e rishikuar e zgjerimit duhet të vlerësohet si një hap i ri për të ruajtur e mbështetur progresin e integrimit në BE të rajonit, veçanërisht hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë.
Procesi i integrimit në BE bazohet në meritat e çdo vendi, duke bërë kujdes që të mos pësojë krisje nga qëndrimet e ndonjë vendi anëtar. Përsa i përket Kuvendit, me opozitën si pjesë aktive tij, unë do të bëj të mundur lehtësimin e bashkëpunimit për reformat dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, tha Nikolla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje