Qeveria e Greqisë vendosi këtë të enjte për një mini lockdown gjatë natës dhe do të ndalojë muzikën në bare, kafene dhe restorante në Selanik, në qytetin e dytë më të madh të vendit, pas një rritje të rasteve me COVID-19.
Pjesa më e madhe e Greqisë Veriore është në gatishmëri të lartë pas një rritje të rasteve në rajonet e Halkidiki, Larisa, Kilkis dhe Selanikut, tashmë në hartën e kuqe si rezultat i niveleve të ulëta të vaksinimit. Epidemiologët janë të shqetësuar për rritjen e papritur të rasteve të infektimeve me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Civile, kufizimet për zonat në hartën e kuqe (të Nivelit 4) deri më tani përfshijnë një karantinë nga ora 01.00 e mëngjesit deri në 06.00 të mëngjesit (përjashtohen lëvizjet e punës ose të lidhura me shëndetin) dhe një ndalim të muzikës në bare dhe kafene për një javë nisur nga 1 tetori.
Greqia ka zbatuar masa të tilla si këto për të pasur nën kontrroll situatën lidhur me virusin në të gjithë vendin, dhe qeveria pretendon se rritjet e rasteve me Covid-19 mund të vazhdojnë derisa vendi të arrijë qëllimin për të vaksinuar 70% të popullsisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje