Politike

Reformat dhe zgjerimi në BE, Borrell takohet me Ramën në Abu Dhabi

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 14-të të Konferencës së Politikave Botërore (ËPC), e cila ka nisur këtë të premte në Abu Dhabi dhe përfundon në 3 tetor.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se me Ramën diskutuan për zgjerimin, Samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. Borrell nënvizon se është e rëndësishme të ruhet vrulli i reformave në rajon si dhe besueshmëria ndaj BE-së.

“Konferenca e Politikave Botërore”, e cili do të zgjasë nga 1-3 tetor në Abu Dhabi, ka për qëllim të ndihmojë në promovimin e një bote të hapur, të begatë dhe të drejtë.

Ajo mbledh së bashku personalitete të nivelit të lartë nga pesë kontinente, udhëheqës politikë dhe ekonomikë dhe gazetarë, si një “urë lidhëse”, për të formuar me njeri-tjetrin lidhje të qëndrueshme me njëri -tjetrin.

Përtej pjesëmarrësve, ky takim ka në fokus ndihmën ndaj popullatave të prekura në një kohë trazirash, të vazhdueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë