Ne rrjet

Bind një shok që të vaksinohet dhe fito një drekë falas nga Qeveria

Qytetarët zviceranë që i bindin miqtë e tyre të vaksinohen ndaj COVID-19 mund të fitojnë një vakt në restorant, ose biletë në kinema falas nga Qeveria, sipas një skeme që synon rritjen e shkallës së ulët të vaksinimit të vendit.

Zvicra ka qenë dëshmitare e protestave të shumta kundër vaksinimit dhe 42% e popullsisë së saj prej 8.7 milion nuk janë ende plotësisht të vaksinuar, shifra relativisht të larta sipas standardeve evropiane.

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset tha në një konferencë shtypi në Bern: “Shkalla e imunizimit mbetet shumë e ulët dhe kjo do të thotë që ne nuk mund t’i japim fund masave të kontrollit”, duke pranuar që skema ishte e pazakontë por inkurajuese për të ulur numrin e qytetarëve të pavaksinuar.

Nën iniciativën prej 150 milionë franga, çdo personi të sapo vaksinuar do t’i kërkohet të jap emrin e një individ që i bindi ata që të marrin injeksionin, dhe të cilit më pas do t’i dërgohet një shumë prej 50 franga zvicerane (54 dollarë) për biletë në kinema ose për një vakt në restorant.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë