Politike

Vendimi, komisionet parlamentare do të zhvillohen fizikisht, deputetët me çertifikatë vaksinimi ose test PCR

Me propozim të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen fizikisht, dhe jo online.

“Zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të përhershme të Kuvendit duke respektuar distancimin fizik të deputetëve dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Për të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve deputeti dorëzon pranë sekretarisë së komisionit çertifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ të kryer jo më vonë se 48 orë përpara fillimit të mbledhjes. Me dakortësinë e kryesisë së komisionit parlamentar mbledhjet mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, me terminal të pavarur deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në vendimin e miratuar


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë